Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, është pajisur me pasaportë shqiptare, me dekret të Presidentit Bajram Begaj. Vendimi është marrë më 22 gusht, shkruan A2 CNN.
Zhegrova, një prej futbollistëve më të mirë të përfaqësueses së Kosovës, luan aktualisht te skuadra franceze Lille. Gjatë kësaj hapësire të merkatos, emri i tij është lidhur me klubin gjigant italian, Juventus dhe në Serie A, nuk konsiderohesh ekstrakomunitar nëse federohesh si shqiptar pas një pakti mes dy qeverive.
Bardhezinjtë flitet se janë të gatshëm të paguajnë deri në 20 milionë euro për shërbimet e tij, ndërsa mund t’i ofrojnë deri në 2,5 milionë euro rrogë vjetore. (A2 Televizion)