Kanabis “xhelatinë” nga Kanadaja, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2025, 09:32 | Kronikë

Kanabis “xhelatinë” nga Kanadaja, arrestohet 23-vjeçari

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Shape”, në kuadër të goditjeve të vazhdueshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i operacionit, u sekuestruan 1 kg e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine, me një vlerë të përllogaritur rreth 10 mijë euro. Sipas hetimeve paraprake, lënda narkotike dyshohet se është trafikuar nga Kanadaja.

Në pranga u vu shtetasi D. C., 23 vjeç, banues në Dibër, i cili u kap nga shërbimet e Policisë në rrugën “5 Maji”, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Gjatë kontrollit fizik ndaj të riut dhe kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, gjetën dhe sekuestruan sasinë e lëndës narkotike, shkruan A2 CNN.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos