Nuk e prish traditën, Haaland ndryshon emrin

Nga A2 CNN
27 Gusht 2025, 13:31 | Futboll

Nuk e prish traditën, Haaland ndryshon emrin

Ylli i Manchester City-t, Erling Haaland, ka vendosur të ndryshojë emrin në fanellën e përfaqësueses së Norvegjisë, duke ndjekur një zakon tradicional norvegjez. Nga ndeshjet e ardhshme, numri 9 i Norvegjisë do të mbajë mbiemrin e plotë “Braut Haaland”, duke përfshirë kështu edhe mbiemrin e nënës së tij.

Në Norvegji është zakon që fëmijët të mbajnë mbiemrat e të dy prindërve. Babai i tij, Alf-Inge Haaland, ka luajtur për Manchester City-n në fillim të viteve 2000, ndërsa e ëma, Gry Marita Braut, ka qenë kampione kombëtare në disiplinën e heptathlonit në vitet ’90.

Nuk e prish traditën, Haaland ndryshon emrin

Erling ishte i njohur me emrin e plotë që në vitin 2019, kur shpërtheu në skenën ndërkombëtare duke shënuar 9 gola në një ndeshje të Kupës së Botës U20. Megjithatë, te klubet e tij, Red Bull Salzburg, Borussia Dortmund dhe Manchester City, ai ka mbajtur gjithmonë vetëm mbiemrin “Haaland”.

Trajneri i Norvegjisë, Stale Solbakken, u shpreh: “Ky është emri i tij i vërtetë. Nuk është më aq e vështirë për t’u kuptuar. Edhe unë sapo e mora vesh”.

Ndryshimi vjen përpara miqësores me Finlandën më 4 shtator dhe ndeshjes kualifikuese të Botërorit kundër Moldavisë më 9 shtator. Norvegjia kryeson grupin me 12 pikë të plota nga katër ndeshje.

Nuk e prish traditën, Haaland ndryshon emrin

Jashtë fushe, Haaland ka tërhequr vëmendje edhe me koleksionin e tij të makinave luksoze, ku përfshihen modele si Bugatti Tourbillion, Ferrari 812 Superfast dhe Porsche 911 GT3. Që prej firmosjes së kontratës së re rekord prej gati 1 milion £ në javë, ai ka shtuar disa supermakina në garazh, duke konfirmuar statusin e tij si një nga futbollistët më të paguar dhe më të ndjekur në botë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos