Kupa e Ligës, Armando Broja debuton me asist dhe fitore me Burnley

Nga Dea Kozma
27 Gusht 2025, 14:40 | Futboll

Kupa e Ligës, Armando Broja debuton me asist dhe fitore me Burnley

Armando Boja e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer aventurën e tij te Burnley pasi që në ndeshjen e parë ka qenë protagonist. Shqiptari që i ishte besuar fanella e titullarit, dhuroi një asist që në prekjen e parë të topit.

Në ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Derbi Kaunti, sulmuesi i Kombëtares shqiptare  që në minutën e katërt të takimit u tregua vendimtar pasi shmangu mbrojtësin dhe pasoi për Ramsei i cili me një gjuajtje të shpejtë shënoi golin e avantazhit. 

Sulmuesi kuqezi luajti për 63 minuta dhe  u vlerësua me notën 6.5 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. 

Në fund ekipi i Burnley arriti të fitojë 2-1 falë golit në minutën e 91 të Oliver Son. 

Armando Broja u transferua te klubi anglez i Premier League dy javë më parë, por trajneri Scott Parker preferoi ta linte jashtë ndeshjeve të para, për të shmangur çdo rrezik dëmtimi, (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos