Cristiano Ronaldo shfaqet në Globe Soccer Awards me Rolex-in 400 mijë euro

Nga Erald Kodhelaj
28 Dhjetor 2024, 11:31 | Futboll

Kristiano Ronaldo fitoi çmimin si Lojtari më i Mirë i vitit në Lindjen e Mesme. Ylli portugez që aktivizohet te Al Nassr, e tërhoqi trofeun në Glob Soker Awards, që u zhvillua në Dubai.

Kur u pozicionua në sallë dhe në momentin kur hipi në skenë për të tërhequr çmimin, vëmendja u përqendrua te ora që CR7 mbante në dorë. Bëhej fjalë për një Roleks, e cila është një prej prodhimeve më të kushtueshme në histori nga kompania prestigjoze e matësve të kohës, shkruan A2.

Ajo ishte e gjitha e bardhë dhe e mbuluar me diamante të bardhë 30 karatësh.

Ora shkëlqyese GMT-Master 2 e Ronaldos është realizuar e gjitha në mënyrë artizanale nga Roleks dhe gurët e çmuar janë vendosur një për një me dorë. Çmimi i saj përllogaritet në 400 mijë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos