Ish-lojtari serb i Partizanit në MegaSport: Dëshiroj që shqiptarët të ndihen si në shtëpinë e tyre

Nga A2 CNN
5 Tetor 2025, 23:51 | Futboll

Stefan Raçiç është serb, por ka luajtur në Shqipëri me Partizanin, ku në 56 ndeshje numëron 20 gola. Ai është ndjerë shumë mirë gjatë periudhës që ka jetuar dhe punuar në vendin tonë, dhe uron që edhe shqiptarët të mos kenë probleme kur të zhvillohet ndeshja Serbi-Shqipëri, më 11 tetor në Leskovac.

“Dëshiroj që gjithçka të shkoj mirë nga ana sportive. Sigurisht jam tifoz i Serbisë”, thotë ai në një intervistë për MegaSport nga Altin Sulçe në A2 CNN.

I pyetur nëse mendon se do të ketë probleme në atë takim, Raçiç thotë: “Nuk mendoj se do të ketë incidente, dëshiroj që gjithë shqiptarët që do të jenë në stadium të ndihen si në shtëpinë e vet”.

“Unë dëshiroj të fitojë Serbia, por edhe skuadra serbe nuk është mirë, sikur edhe shteti serb”, përfundon Raçiç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos