Serie A, Juventus dhe Milan “paqe” në Torino, kreun e mban Napoli

Nga Dea Kozma
6 Tetor 2025, 09:43 | Futboll

Serie A, Juventus dhe Milan “paqe” në Torino, kreun e mban

Në supersfidën Juventus-Milan nuk kishte një fitues dhe gjithçka u mbyll në paqe  në “Alianz Stadium”. Pjesa e parë ishte shumë e varfër me emocione. Rasti i vetëm i rrezikshëm ishte në fund me Himenez që goditi me kokë, por goditja e tij nuk kishte saktësinë e duhur.

Sfida u ndez në të dytën me Juventusin që rastin më të mirë e kishte në minutën e 47-të, me Gattin por gardiani Majk Maignan bëri mrekullinë dhe mbylli çdo hapësirë.

Në anën tjetër, Milani kishte shansin e artë për të ndryshuar sfidën. Pas një faull në zonë të Kellit ndaj Gimenez , gjyqtari drejtoi gishtin nga penalltia. Mirëpo fati nuk ishte në anën e Pulisic që  nga pika e bardhë e 11 metërshit gaboi gjithçka.

Megjithatë ekipi i Allegrit nuk u dorëzua dhe mbeti në sulm. Milanistët kishin dy herë mundësi për të kaluar në avantazh me dy raste të pastra por Rafael Leao i shpërdori ato përballë Di Gregorios.

Pas kësaj ndeshje, kreun e klasifikimit tani e mbajnë Napoli dhe Roma me 15 pikë, Milani shkon në vendin e tretë me 13 pikë, 1 më shumë se Inter dhe Juventus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos