Kategoria Superiore/ Teuta skuadra e vetme e pamposhtur në elitë, fiton edhe Egnatia

Nga Dea Kozma
6 Tetor 2025, 11:37 | Futboll

Kategoria Superiore/ Teuta skuadra e vetme e pamposhtur në elitë,

Futbolli shqiptar mbylli të dielën javën e gjashtë në Kategorinë Superiore, ku nuk pati shumë surpriza sa i përket dhe klasifikimit.

Teuta vijon të mbetet skuadra që nuk njeh humbje këtë sezon, teksa dhe këtë fundjave bëri detyrën përballë Bylisit në “Niko Dovana”. Durrsakët fituan 1-0 ndaj ekipit nga Ballshi në një lojë me ritëm të ngadaltë dhe pa shumë emocione. Rezultati u zhbllokua në pjesën e dytë falë një autogoli të Marin Abazajt, shkruan A2.

Kaq mjaftoi për të vendosur sfidën në Durrës. Pas këtij suksesi, bregdetarët shkojnë në kuotën e 10 pikëve pas 6 javësh, ndërsa Bylisi qëndron në vendin e shtatë me 6 pikë. 

Më herët, Egnatia mundi 1-0 Vorën dhe  marshon në krye të tabelës. Një gol i Flamur Rucit bëri që rrogozhinasit të siguronin tre pikë të rëndësishme. Nga ana tjetër, edhe Vora pati disa mundësi por gardiani Mario Dajsinani arriti të tregojë mjaft mirë reflekset e tij. 

Pas javës së gjashtë, kreun e mban Vllaznia dhe Egnatia me 13 pikë, 2 më shumë se Elbasani i vendit të tretë ndërkaq Teuta mban vendin e katërt me 10 pikë. Në zonën e rrezikut qëndrojnë Partizani dhe dhe Flamurtari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos