Derbi i futbollit maqedonas, lojtarët e vardarit dhe shkëndijës përplasen pas ndeshjes

Nga Dea Kozma
10 Gusht 2026, 15:05 | Futboll

Derbi i madh i futbollit maqedonas mes Vardarit dhe Shkëndijës, i fituar 0-2 nga skuadra tetovare, u mbyll me skena tensioni.

Menjëherë pas fërshëllimës së fundit, futbollistët e dy ekipeve u përfshinë në një përplasje fizike në fushë, duke krijuar kaos për disa momente ndërsa ndërhynë dhe pjesëtarët e stafit për të qetësuar situatën.

Shkak mendohet të ketë qenë tensioni i vazhdueshëm gjatë ndeshjes, presioni i tifozëve dhe episodet e dyshimta që u bënë pjesë e lojë. Megjithatë 90 minuta u mbyllën me fitoren 2-0 të Shkëndijës që merr 3 pikë me vlerë në javën e dytë të kampionatit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos