Europa nuk i ka sjellë Dinamos vetëm suksesin sportiv, por edhe të ardhura të rëndësishme financiare. Blutë kanë kaluar dy ture të Conference League, fillimisht ndaj Astanas dhe më pas ndaj Aluminij, duke siguruar tashmë 350 mijë euro nga UEFA, pasi çdo tur kualifikues në Ligën e Konferencës shpërblehet me 175 mijë euro.
Por shifra mund të rritet ndjeshëm. Dinamo është tashmë në turin e tretë dhe nëse eliminohet në këtë fazë, do të marrë edhe bonusin prej 550 mijë eurosh, duke e çuar totalin nga UEFA në rreth 1 milion e 75 mijë euro.
Sfida e 13 gushtit ndaj Audas vlen edhe më shumë se thjesht një biletë për “play off”-in. Ekipi i Ilir Dajës duhet të përmbysë humbjen 1 me 0 të ndeshjes së parë dhe, nëse ia del të sigurojë kualifikimin, do të mbushi arkat para nisjes së sezonit të ri. Objektivi është shumë më i madh, kualifikimi në grupet e Conference League. Vetëm hyrja në këtë fazë shpërblehet me 3 milionë e 170 mijë euro, ndërsa klubet marrin gjithashtu pagesat për turet e luajtura.
Për Dinamon, 90 minutat në Elbasan nuk janë vetëm për historinë sportive, por edhe për një shumë të konsiderueshme financiar, që do të mbushte arkat e kryeqytetasve me miliona euro... Ndeshja e kthimit Dinamo-Auda do të luhet këtë të enjte në orën 21:00 në stadiumin Elbasan Arena. (A2 Televizion)