Pas 6 sezonesh si kuqezi, Teo Hernandez largohet përfundimisht nga Milani. Transferimi i tij te Al Hilal, dihej prej kohësh por së fundmi eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka dhënë dhe detajet konkrete.
Mbrojtësi i krahut të majtë do të prezantohet në Lindjen e Mesme shumë shpejtë ndërsa sheikëve arab, ky transferim i ka kushtuar 25 milionë euro.
Paga që francezi do të fitojë eshte 18.5 milionë euro në sezon plus 1.5 në formë bonusi.
Me fanellën e Milanit, Theo Hernandez luajti 262 ndeshje, shënoi 34 gola dhe fitoi dy trofe, titullin kampion në sezonin 2021-22 si dhe Superkupën e Italisë në vitin që lamë pas. (A2 Televizion)