Tirana në revolucion total, nga largimet te zgjedhja e trajnerit dhe drejtorit të ri sportiv

Nga Dea Kozma
7 Korrik 2025, 12:45 | Futboll

Tirana në revolucion total, nga largimet te zgjedhja e trajnerit dhe

Tirana në një revolucion total për sezonin tjetër. Bardheblutë ende nuk i kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri por ajo që dihet, e sigurt është se kryeqytetasit këtë vit do ti shohim me një skuadër thuajse të ndryshuar totalisht nga ajo çfarë e mbyllën edicionin e kaluar. Klubi vetë deri më tani ka zyrtarizuar 9 largime përfshirë këtu trajnerin Bledi Shkëmbi dhe shumë titullarë të skuadrës, shkruan A2 CNN.

Që nga porta që nuk do të mbahet më nga Gentjan Selmani, mbrojtja që është larguar  eksperienca e Micit apo Përgjonit të cilit i përfundoi kontrata dhe nuk pranoi të rinovonte. Çështja e parë e bardhebluve  që duhet të zgjidhin është trajneri duke qenë se ka shumë pak kohë që nga starti i Superligës.

Brenda kësaj javë, bardheblutë duhet të zgjedhin drejtorin sportiv ku i lakuar është emri i Tefik Osmanit së bashku me Grent Halilin ndërsa si trajner, alternativat janë disa. Duke nisur nga Cungu, Mezani por nuk përjashtohet dhe mundësia që jetë një trajner i huaj. Bardheblutë nuk kanë më çfarë të humbin dhe Tirana është në luftë me kohën për të bërë skuadrën e sezonit të ri me kampionatin që nis në 23 gusht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos