Një fund i çmendur në duelin mes Real Madrid dhe Borussia Dortmund, që përfundoi me rezultatin 3-2 për skuadrën spanjolle.
Pjesa e parë u mbyll 2-0 për ekipin e Xabi Alonso, falë golave të Gonzalo Garcia dhe Fran Garcia, shkruan A2.
Ndërkohë, minutat shtesë të pjesës së dytë rezultuan dramatike, pasi fillimisht Beier ngushtoi shifrat në 2-1 në minutën e 93. E menjëhershme ishte kundërpërgjigjia e Realit me Mbappe, që shënoi një gol mjaft të bukur në minutën 94, duke e çuar rezultatin 3-1, teksa në aksionin e radhës gjermanët fitojnë një penallti, ndërkohë që mbrojtësi Huijsen ndëshkohet me karton të kuq.
Penalltia u shndërrua në gol nga Guirassy, teksa në aksionin e fundit Borussia për pak sa nuk realizoi një kryevepër.
Gjuajtja e Sabitzer u ndal në mënyrë mjeshtërore nga Courtois, që shmangu një barazim dramatik. (A2 Televizion)