Ashtu siç ishte cilësuar si një finale e parakohshme, ndeshja mes PSG dhe Bayern Munchen rezultoi një spektakël i vërtetë.
Një takim ku nuk munguan rastet, golat e anuluar, por edhe dëmtimet, por i cili në fund pa vetëm një fitues, ekipin francez i cili arriti të kualifikohej në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për klube me rezultatin 2-0.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim 0-0 me ekipet që studiuan njëra-tjetrën, teksa një episod i rëndë u shënua në fund të saj me dëmtimin horror të Musialës pas një përballje me portierin italian të PSG.
Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 77 me anë të Doue, i cili me një goditje nga jashtë zone gjeti ekstremin e portës së Neuer. Teksa gjermanët u hodhën në sulm për të barazuar rezultatin, Dembele gjeti dhe golin e dytë në sekondat e fundit të shtesës.
PSG e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë pas ndërhyrjeve antisportive të Pacho në 81-ën dhe Hernandez në të 90-ën. (A2 Televizion)