Rezart Dabulla ishte i ftuar në studion e emisionit “Mega Sport” nga Altin Sulçe në “A2 CNN”. Ish-mbrojtësi shqiptar ka kritikuar pakënaqësitë e Dinamos për arbitrin pas humbjes 2-0 nga Elbasani. Dabulla është shprehur se kemi të bëjmë thjesht me një përpjekje për të justifikuar dështimin.
“Ai justifikimi me atë goditjen, nuk është justifikim, sepse Elbsasani fitoi me meritë. Pyetjen dua ta bëj në këtë formë: ‘Po nëse nuk del kampion Dinamoja këtë, kujt do t’ia varin këmborën e dështimit’. Dua të kujtoj që para 4 vjetëve kishte 1 milionë e gjysmë euro buxhet dhe ra nga kategoria. Mori njeri përgjegjësi? Nuk më pëlqen kur këta duan të justifikojnë dështimin e tyre”, tha ai. (A2 Televizion)