Fitore jetike e Tiranës ndaj Flamutarit, lojtarët e Vorës braktisën ndeshjen

Nga A2 CNN
25 Janar 2026, 16:27 | Futboll

Fitore jetike e Tiranës ndaj Flamutarit, lojtarët e Vorës

Tirana ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë, duke mposhtur Flamurtarin me rezultatin minimal 1-0 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 76-të nga Mysloviç, i cili i dhuroi bardhebluve tre pikë të arta. Me këtë sukses, Tirana ngjitet vetëm dy pikë larg zonës “play-out”, ndërsa Flamurtari mbetet një pikë pas në luftën direkte për mbijetesë.

Takimi u shoqërua me polemika, pasi kuqezinjtë pretenduan për disa penallti në zonën e Tiranës, por arbitri Myrtja dhe gjyqtari i VAR-it, Jorgji, vlerësuan se nuk kishte shkelje.

Ndërkohë, java e 21-të e Superiores u shënua edhe nga një tjetër episod i pazakontë. Në ndeshjen Teuta-Vora, lojtarët e Vorës braktisën fushën për disa minuta pas një penalltie të diskutueshme të akorduar në minutën e 92-të. Pas rikthimit në lojë, Teuta realizoi golin vendimtar, duke shtuar debatet mbi arbitrimin në kampionat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos