Interi e nis i përgjumur, më pas fiton me përmbysje ndaj Pisa

Nga A2 CNN
23 Janar 2026, 23:48 | Futboll

Interi e nis i përgjumur, më pas fiton me përmbysje ndaj Pisa

Interi fitoi me goleadë ndaj Pisa, një ndeshje që e kishte nisur duke pësuar dy gola në San Siro.

Stefano Moreo përfitoi nga një gabim i Yan Sommer për të zhbllokuar rezultatin pas 11 minutave lojë. Ishte sërish Moreo ai i cili dyfishoi rezultatin për miqtë në minutën e 23, shkruan A2CNN.

Pas këtyre dy golave, Interi u zgjua dhe reagoi fillimisht me Zielinski, i cili shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit. Dy minuta më vonë, Lautaro Martinez shënoi me kokë për të barazuar rezultatin.

Përmbysjen e realizoi Pio Esposito në shtesën e pjesës së parë.

Thuram ishte autori i golit të katërt, ndërsa Bonny dhe Mkhitaryan vulosën rezultatin në 6-2.

Interi e sheh veten në kryesimin e Serisë A, me 6 pikë më shumë se Milani i vendit të dytë, që ka një ndeshje më pak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos