Dinamo arrin fitoren e katërt radhazi

Nga A2 CNN
19 Shtator 2026, 22:47 | Futboll

Dinamo arrin fitoren e katërt radhazi

Dinamo ka siguruar fitoren e katërt radhazi në kampionat, duke mundur me shifrat 3-1 Laçin.

Blutë krijuan më shumë përballë kurbinasve dhe kaluan të parët në avantazh, por u barazuan menjëherë, shkruan A2.

Më pas, Gamarra i Laçit la skuadrën e tij me 10 lojtarë për një faull si lojtar i fundit.

Në pjesën e dytë dominimi i bluve ishte më i dukshëm, derisa erdhi avantazhi me Vilën.

Në fund të ndeshjes, Dinamo shënoi edhe me Ruçin, i cili vulosi suksesin 3-1 të skuadrës së tij.

Pas kësaj fitoreje, Dinamo renditet në vendin e dytë, me 12 pikë, një më pak se Teuta kryesuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos