Çfarë po ndodh te Kosova? Shkon në 4 numri i lojtarëve të tërhequr nga përfaqësuesja

Nga A2 CNN
18 Shtator 2026, 17:43 | Futboll

Çfarë po ndodh te Kosova? Shkon në 4 numri i lojtarëve

Situatë e pazakontë te Kosova në prag të Ligës së Kombeve.

Pas Amir Rrahmanit dhe Florent Hadërgjonajt, nga përfaqësuesja janë tërhequr edhe dy veteranë si Valon Berisha me Fidan Alitin, duke e çuar në 4 numrin e lojtarëve të tërhequr në vetëm pak ditë.

Valon Berisha është tërhequr në moshën 33-vjeçare, me mesfushorin e Zyrihut që largohet pas 52 ndeshjeve të luajtura, ku shënoi katër gola, shkruan A2.

Ndërsa Aliti lë Kosovën në moshën 32-vjeçare, pas 64 ndeshjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos