
Ndonëse ka disa ditë që flitet se ndeshja Tirana-Elbasani do të luhet me tifozë, Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka dhënë miratimin për shlyerje të dënimit kundrejt pagesës.
Tashmë, klubi i Tiranës ka dalë me një deklaratë ku premton se do të vijojë betejën ligjore deri në fund.
Në këtë mënyrë, shpresat e tifozëve bardheblu për të qenë në stadium për sfidën ndaj Elbasanit, nuk janë shuar ende. (A2 Televizion)