Arrestohet në Elbasan pedofli 59-vjeçar, joshte të mitur përmes telefonit

Nga A2 CNN
24 Gusht 2026, 09:47 | Kronikë

Arrestohet në Elbasan pedofli 59-vjeçar, joshte të mitur

Një 59-vjeçar, banues në Elbasan, është arrestuar nga Policia gjatë fundjavës, pasi dyshohet se tentonte të krijonte kontakte me të mitur me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale.

Sipas burimeve jozyrtare, 59-vjeçari akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, mbetur në tentativë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ai siguronte numrat e telefonit të të miturve përmes mashtrimit dhe joshjes, më pas komunikonte me ta dhe i ftonte për takime, fillimisht në ambiente publike, si kafene, dhe më tej edhe në banesë.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota dhe për të përcaktuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë rast. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos