Dita e dytë e mbledhjes qeveritare në Pogradec, A2 CNN zbardh agjendën, fokusi te prioritetet e ministrive dhe integrimi

Nga A2 CNN
24 Gusht 2026, 09:29 | Politikë

Dita e dytë e mbledhjes qeveritare në Pogradec, A2 CNN zbardh

Vijon sot dita e dytë e takimit qeveritar në Pogradec. A2 CNN ka zbardhur agjendën e këtij takimi, i cili do të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama. Gjatë paradites, ministrat do të prezantojnë prioritetet, arritjet dhe objektivat në sektorët që drejtojnë, duke përfshirë mbrojtjen, drejtësinë, financat, ekonominë, infrastrukturën, bujqësinë, turizmin, shëndetësinë, arsimin dhe pushtetin vendor.

Pasdite, diskutimet do të fokusohen te diplomacia, procesi i integrimit europian, administrata publike, antikorrupsioni dhe marrëdhëniet me Parlamentin. Në agjendë janë parashikuar gjithashtu prezantime mbi prokurimet publike, zbatimin e reformave, ecurinë e projekteve dhe komunikimin institucional.

Takimi do të mbyllet me diskutime të hapura dhe fjalën përmbyllëse të Kryeministrit Rama.

 

AGJENDA E TAKIMIT QEVERITAR 

FJALA E KRYEMINISTRIT Edi Rama

Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

11:00 – 11:15

Ministër i Mbrojtjes, Ermal Nufi

(Koha: 10 min prezantim + 5 min diskutime)

 

11:15 – 11:30

Ministër i Drejtësisë, Toni Gogu

(Koha: 10 min prezantim + 5 min diskutime)

 

11:30 – 11:45

Ministër i Financave, Petrit Malaj

(Koha: 10 min prezantim + 5 min diskutime)

 

11:45 – 12:00

Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj

(Koha: 10 min prezantim + 5 min diskutime)

 

12:00 – 12:15

Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi

(Koha: 10 min prezantim + 5 min diskutime)

 

12:15 – 12:30

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla

(Koha: 10 min prezantim + 5 min diskutime)

 

12:30 – 12:45

Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo

(Koha: 10 min prezantim + 5 min diskutime)

 

12:45 – 13:00

Ministër Shteti për Administratën Publike, Besfort Lamallari

(Koha: 10 min prezantim + 5 min diskutime)

 

13:00 – 13:15

Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja

(Koha: 10 min prezantim + 5 min diskutime)

 

13:15 – 13:30

Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala

(Koha: 10 min prezantim + 5 min diskutime)

 

13:30 – 13:45

Ministër i Arsimit, Mirela Kumbaro

(Koha: 10 min prezantim + 5 min diskutime)

 

13:45 – 14:00

Ministër i Sportit, Sofjan Jaupaj

(Koha: 10 min prezantim + 5 min diskutime)

 

14:00 – 15:00

DREKA

DIPLOMACIA DHE PUNËT E JASHTME

15:00 – 15:15

Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha

(Koha: 10 min prezantim + 5 min diskutime)

 

15:15 – 15:30

Ministër Shteti dhe Kryenegociatore, Majlinda Dhuka

(Koha: 10 min prezantim + 5 min diskutime)

 

15:30 – 15:45

Ministër Shteti për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni

(Koha: 10 min prezantim + 5 min diskutime)

 

15:45 – 16:00

Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili

(Koha: 10 min prezantim + 5 min diskutime)

 

PREZANTIME TË TJERA

(Opsionale)

16:00 – 16:07

Reida Kashta

Problematikat e proceseve të prokurimeve për periudhën janar–gusht 2026

(Koha: 7 minuta)

 

16:07 – 16:14

 

Eridana Çano

Raportimi i masave të Agjendës së Reformave

(Koha: 7 minuta)

 

16:14 – 16:21

Ilgi Tafa

Sfidat, arritjet dhe propozimet

(Koha: 7 minuta)

16:21 – 16:28

Elira Kokona

Ecuria e projekteve të AIC-së

(Koha: 7 minuta)

16:28 – 17:00

Manjola Hasa / Jonida Shehu

Aktivitetet e komunikimit dhe promovimit në media

(Koha: 32 minuta)

17:00 – 18:00

Komente dhe diskutime

MBYLLJA

Fjala përmbyllëse e Kryeministrit Edi Rama

Përfundimi i takimit qeveritar (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos