5 kg drogë e fortë me vlerë mbi 500 mijë euro, detaje nga operacioni ku u arrestuan 2 persona

Nga Armand Bajrami
24 Gusht 2026, 09:10 | Kronikë

5 kg drogë e fortë me vlerë mbi 500 mijë euro, detaje nga

A2 CNN ka mësuar detaje të reja nga operacioni i koduar ‘Drejtimi’ i Policisë së Tiranës.

Antidroga e policisë së Tiranës përdori metoda speciale të hetimit, ndërsa dy të arrestuarit Mirand Herri dhe Luftim Hoxha u mbajtën prej ditësh nën vëzhgim.

5 kg drogë e fortë me vlerë mbi 500 mijë euro, detaje nga

Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 5 kg drogë, konkretisht 3 kg kokainë dhe 2 heroinë.

Nëse sasia e drogës do të hidhej në treg dhe do të shitej në doza, vlera e saj përllogaritet në mbi 500 mijë euro.

Sasia e narkotikut të sekuestruar është një nga sasitë më të mëdha të drogave të forta të bllokuara nga policia e kryeqytetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos