Dinamo po konfirmon dhe më shumë se mbetet një ekip pretendente për katër vendet e para. Kryeqytetasit mundën 2-0 Erzenin në Arenën kombëtare në një ndeshje pa histori. Me një gol në secilën pjesë, çdo gjë ishte më e thjeshtë për ekipin e Mehmetit.
Fillimisht Dennisson dhe pas Luis Kaçori blinduan 3 pikë me vlerë për skuadrën që e rikthejnë në vendin e katërt në renditje. Aktualisht kryeqytetasit janë në kuotën e 46 pikëve, 3 më shumë se Tirana e vendit të pestë.
Sa i përket rezultateve të tjera të javës së 31 në Kategorinë Superiore, Tirana mundi 1-0 Kukësin falë një goli të Kristal Abazaj. Teuta fitoi minimalisht në Korçë dhe Vllaznia u mund 2-1 nga Laçi në Loro Boriçi.
Tabelën e prin Egnatia me 57 pikë, në vendin e dytë Vllaznia me 51 pikë, Partizani në vendin e tretë me 48 pikë, ndërsa Dinamo në vendin e katërt me 46 pikë.
Llogaritë mbeten të hapura për vendin e katërt pasi në garë janë dhe Tirana e Skënderbeu ndërkohë rrezikojnë Erzeni dhe Kukësi. (A2 Televizion)