Madridi mban frymën. Sot zyrtarisht Kylian Mbappe do të bëhet “galaktik”, teksa do të prezantohet para 85 mijë tifozvë në Santiago Bernabeu.
Me një pjesë të skuadrës së Real Madridit që po fillon me parasezonin dhe lojtarët e tjerë që shijojnë pushimet e tyre pas Eurokupës dhe Kupës së Amerikës, Kylian Mbappé po përgatitet të dalë në skenë në Santiago Bernabéu dhe të prezantohet para fansave të tij të rinj .
Zyrtarët madrilenë janë kujdesur që në Bernabéu të organizojnë një shfaqje të kalibrit të Taylor Sëift, Duki, Manuel Carrasco dhe Luis Miguel, të cilat u zhvilluan aty javët e fundit para prezantimit të Mbappe.
Sipas Marca do të ketë një pasarelë, fishekzjarre, shatërvan piroteknik, imazhe në ekranin 360º që do ta bëjnë prezantimin e numrit 9 të “Los Blancos” si një ngjarje si asnjë tjetër më parë.
Edhe pse dukej e pamundur të tejkalohen pritshmëritë e krijuara 14 vjet më parë me prezantimin e Cristiano Ronaldos, Mbappé premton të thyejë rekorde me Bernabeun e mbushur në kapacitet të plotë.
Biletat, ndonëse falas, u shitën brenda pak orësh dhe ka pasur tentativa për t'i rishitur për më shumë se njëqind euro, duke treguar çmendurinë për yllin francez.
Shitja e bluzave tashmë e ka bërë të qartë se çfarë do të pasonte. Ethet e pritjes së Mbappe janë evidente. Florentino Pérez dhe Pirri, president nderi i klubit, do ta presin në skenën e Santiago Bernabeu.
Mysafirë, familjarë dhe miq të sulmuesit francez do të jenë të pranishëm në fushë dhe disa surpriza priten për të pranishmit.
Mbappe do t'u drejtohet fansave për herë të parë në orën 12:00 të mesditës. Para se të shkojë në stadium, ai do të nënshkruajë kontratën dhe do t'i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor në Valdebebas, ku do të kontaktojë për herë të parë edhe me bashkëlojtarët e rinj që do ta mirëpresin.
Mjekët e Real Madridit do të përfitojnë nga rasti për të vlerësuar hundën e Mbappe të dëmtuar në nhdesjen e Francës me Austrinë në Euro 2024 dhe për të përcaktuar nëse një operacion është i nevojshëm. (A2 Televizion)