Partizani-Vllaznia është kryendeshja e javës së parë në Superligën shqiptare.
Në shortin e hedhur këtë të hënë, goglat vendosën që këto dy ekipe të përballen që në takimin e parë të sezonit të ri duke garantuar emocione që në start. Tirana nga ana tjetër do të luajë me Laçi në transfertë, ndërsa si gjithmonë derbi i kryeqytetit do të luhet në javën e gjashtë.
Kampionët e Egnatias përballen me Dinamon, ndërsa Elbasani dhe Bylis dy ekipet e ngjitura këtë edicion në Superiore luajnë me Skënderbeun dhe Teutën.
Kampionati i Kategorisë Superiore do të nisë më datë 18 gusht dhe është planifikuar të mbyllet në majin e vitit të ardhshëm.
Ndërsa kampionati i Kategorisë së Parë është programuar të nisë më 24 gusht dhe të mbyllet më 19 prill 2025. (A2 Televizion)