Xherdan Shaqiri, futbollisti me origjinë shqiptare, por që ka përfaqësuar Zvicrën, është tërhequr nga Kombëtarja.
Sulmuesi nga Gjilani ka zhvilluar 125 ndeshje me Kombëtaren e Zvicrës me të cilën ka arritur të realizojë 32 gola, duke vendosur edhe një rekord absolut. Shaqiri është i vetmi futbollist, i cili ka realizuar gol në 3 kampionate botërore dhe 3 kampionate europiane radhazi.
Pas vendimit, Shaqiri ka shkruar në rrjetet sociale duke falënderuar edhe në shqip mbështetësit e tij në këto 14 vite.
“Shtatë kompeticione, shumë gola, 14 vite me kombëtaren e Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha e lamtumirës nga ekipi kombëtar. Kujtime të bukura dhe të paharrueshme për mua. Dua t’u them të gjithëve: FALEMINDERIT”, shkruan Xherdan Shaqiri. (A2 Televizion)