Shqipëria mezi po e pret, ylli shqiptar shkëlqen me 2 gola në Bundesligë

Nga A2 CNN
20 Mars 2026, 23:43 | Futboll

Shqipëria mezi po e pret, ylli shqiptar shkëlqen me 2 gola në

Brajan Gruda ka shkëlqyer të premten në Bundesligën gjermane, me fanellën e Leipzig.

Futbollisti shqiptar, i cili pret një ftesë që nuk po vjen nga Gjermania, shënoi në minutën e 17 në sfidën ndaj Hoffenheim, asistoi në minutën e 30-të dhe kompletoi dopietën personale në minutën e 44, shkruan A2.

Gruda u ngjit në kuotën e 3 golave dhe 2 asist në 7 ndeshje me Leipzig.

Gjasat janë të mëdha që në rast se Gruda nuk ftohet nga Gjermania, ai të vendosë për të përfaqësuar Shqipërinë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos