Drita bën mrekullinë në Conference League, kualifikohen në play off

Nga A2 CNN
16 Gusht 2024, 18:10 | Futboll

Drita bën mrekullinë në Conference League, kualifikohen në

Drita ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke siguruar kualifikimin në fazën e “play-off”-it te Conference League.

Skuadra dardane mundi letonezët e Auda, me rezultat 3:1 pas 120 minutash lojë. Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1:0 në favor të Dritës, me një penallti të shënuar nga Krasniqi.

Kaq mjaftoi që sfida të shkojë në shtesë aty ku miqtë vendosën baraspeshën por Drita reagoi shpejt me Rron Broja që riktheu avantazhin.

Albert Dabiqaj vulosi kualifikimin duke mbyllur 120 minuta me rezultatin final 3-1.Kjo është hera e parë që klubi gjilanas arrin në play off-in e Conference League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos