Fofana gati të vishet kuqezi, Milani paguan 25 milionë euro

Nga Dea Kozma
16 Gusht 2024, 14:08 | Futboll

Fofana gati të vishet kuqezi, Milani paguan 25 milionë euro

Më në fund, pas shumë përpjekjesh dhe negociatash të vazhdueshme, Milani ka arritur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit Youssouf Fofana nga Monaco në San Siro.

Prej disa javësh, kuqezinjtë kanë shfaqur interes për lojtarin 25-vjeçar, por mungonin detajet e fundit që kjo marrëveshje të finalizohej. Tani thuajse çdo gjë është gati. Lajmin e ka dhënë vetë eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, që me anë të një postimi tregoi detajet e fundit nga kjo marrëveshje. 

Milani ka rënë dakord të paguajë 23 milionë euro, plus 2 milionë euro bonus, duke bërë disa rregullime nga oferta e tyre e fundit prej 20 milionë eurosh, plus 5 milionë euro bonuse. 

Francezi do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me Milanin apo e thënë ndryshe deri në qershor të vitit 2028.

Fofana pritet të mbërrijë në Milano shumë shpejt për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas menjëherë të vihet nën urdhërat e trajnerit Paolo Fonseka për fillimin e sezonit të ri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos