Milani bind pas derbit, 3 gola në 5 minuta ndaj Lecce-s së Ramadanit

Nga A2 CNN
27 Shtator 2024, 22:52 | Futboll

Milani bind pas derbit, 3 gola në 5 minuta ndaj Lecce-s së Ramadanit

Pasi u rikthye te fitorja në derbin ndaj Interit fundjavën e kaluar, Milani ka bindur edhe ndaj Lecce-s së Ramadanit, duke arritur të fitojë pastër 3-0.

Gjithçka në këtë takim, kuqezinjtë e vendosën në 5 minuta në fundin e pjesës së parë, duke realizuar 3 gola me Morata-n, Hernandez e Pulisic.

Me këtë fitore, Milani ngjitet tashmë në vendin e parë me 11 pikë, po aq sa edhe Torino, e cila ka një ndeshje më pak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos