Edhe pse pësuan dy gola të shpejtë, verdhezinjtë e Dortmundin realizuan përmbysjen e madhe ndaj Bochumit, në takimin e parë të javës së pestë në Bundesligën gjermane.
Dortmundi shkurtoi diferencën në fundin e pjesës së parë me anë të sulmuesit Guirasi. Në pjesën e dytë vendasit e Nuri Shahin shënuan edhe 3 herë të tjera. Emre Xhan, shënoi golin e barazimit me penallti në minutën e 62-të. Në minutën e 75-të, ishte sërish sulmuesi Guirasi i cili shënoi golin e 3 me 2, për të vulosur sfidën mendoi Nmeça në minutën e 81-të.
Me këtë fitore, Dortmundi ngjitet përkohësisht në vendin e dytë në renditje, me vetëm një pikë pas Bayernit.
(A2 Televizion)