Interi ka lënë pas humbjen në derbi dhe ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë përballë Udinezes, me rezultatin 2-3.
Ende pa nisur mirë loja, Fratessi shënoi për miqtë, duke bërë që zikaltërit të marrin një avantazh të dukshëm në fushë.
Vendasit arritën të barazojnë në pjesën e parë, por Interi fitoi një penallti në limitet e kohës e cila u shndërrua në gol nga Martinez për t’i mbyllur 45 minutat me fitore.
Edhe me fillimin e së dytës, Interi arriti të gjejë menjëherë golin sërish me Lautaron, i cili mesa duket po merr formën e tij më të mirë.
Vendasit e shkurtuan rezultatin 5 minuta para fundit, por nuk mundën të bënin më shumë për të dalë me pikë nga ky takim. (A2 Televizion)