PSG në krizë, Doué mbyll sezonin pas dëmtimit të rëndë

Nga Dea Kozma
23 Nëntor 2026, 11:57 | Futboll

Paris Saint-Germain merr një tjetër goditje të rëndë në një moment vendimtar të sezonit. Pas Khvicha Kvaratskhelias, i cili humbi pjesën e mbetur të sezonit për shkak të këputjes së ligamentit të kryqëzuar, tashmë edhe Desire Doue ka mbyllur sezonin.

Sulmuesi francez u dëmtua në sfidën ndaj Nice, të cilën PSG e fitoi 3-2. Pak çaste pasi kishte shënuar golin e avantazhit, 21-vjeçari pësoi një përdredhje të rëndë të gjurit të djathtë, pa pasur kontakt me kundërshtarin. Ai u largua nga fusha me barelë dhe mes lotësh.

Ekzaminimet mjekësore konfirmuan frikën më të madhe: këputjen e ligamentit të kryqëzuar anterior. Klubi parisien njoftoi se Doue do t'i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale deri në fund të nëntorit. Rikuperimi pritet të zgjasë 6–8 muaj dhe  sipas raportimeve, zyrtarisht sezoni dhe për është i mbyllur.

Kështu, Luis Enrique humbet dy nga armët e rëndësishme të repartit ofensiv, Kvaratskhelian dhe Doue, të dy të goditur nga i njëjti dëmtim brenda pak javësh. Një situatë që komplikon ndjeshëm planet e kampionëve të Europës për vazhdimin e sezonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos