E papritur, trajneri i Elbasanit jep dorëheqjen

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2024, 12:05 | Futboll

E papritur, trajneri i Elbasanit jep dorëheqjen

Një ditë pas fitores kundër Bylisit trajneri i Elbasanit, Roberto Bordin, ka dhënë dorëheqjen.

Një vendim i papritur, pikërisht kur ekipi iu kthye fitores pas dy muajsh.

59-vjeçari u ul në stolin e Elbasanit më 12 korrik dhe në 16 ndeshjet e Superiores ka shënuar katër fitore, nëntë barazime dhe tre humbje, me 21 pikë të grumbulluara.

"AF Elbasani njofton publikun për shkëputjen e bashkëpunimit me trajnerin Bordin. Tekniku italian ka paraqitur dorëheqjen kështu duke u larguar nga drejtimi i ekipit. Familja verdheblu i uron suksese në vazhdim", lexohet në njoftimin e klubit të Elbasanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos