
Lamine Yamal ishte heroi i Barcelonës mbrëmjen e së shtunës, teksa shënoi golin e vetëm të sfidës ndaj Athletic Bilbaos.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 27 të La Liga, talenti spanjoll tundi rrjetën në minutën e 68 me një supergol, shkruan A2.
Yamal i siguroi 3 pikë katalanasve, të cilët ruajtën diferencën +4 nga ndjekësit e Real Madrid.
Kjo ishte fitorja numër 22 në kampionat për Barcelonën. (A2 Televizion)