
Juventusi i ka dhënë fund krizës në kampionat, teksa mbrëmjen e së shtunës mposhti Pizën me rezultatin 4-0.
Bardhezinjtë u kthyen te fitorja në Serinë A pas 5 javësh, shkruan A2.
Të gjithë golat, skuadra e Spalletti i shënoi në pjesën e dytë. Fillimisht ishte Cambiaso, i cili në minutën e 54-t zhbllokoi sfidën, ndërkohë që Thuram në minutën e 65-të, Yildiz në 75-tën dhe Boga në 93 vulosën rezultatin.
Me këtë fitore, Juventusi e sheh veten në vendin e gjashtë me 50 pikë, vetëm 1 më pak se Roma e vendit të katërt. (A2 Televizion)