
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një automjet të parkuar në Tiranë.
Automjeti që ndodhej në rrugën “Vasil Ndocka” ishte në pronësi të shtetasit O. K., 36 vjeç.
Nga shpërthimi i ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit nuk ka persona të dëmtuar, shkruan A2.
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.03.2026, rreth orës 01:50, në rrugën “Vasil Ndocka”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjetin e parkuar në pronësi të shtetasit O. K., 36 vjeç.
Nga shpërthimi nuk ka persona të dëmtuar, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)