
A2CNN ka siguruar pamjet kur autori i plagosjes së 39-vjeçarit turk, ngjarje e ndodhur mbrëmë në Sauk, largohet me vra.
I plagosur mbeti Halil Uçar. Ai është paraqitur për mjekim në Spitalin e Traumës me një plagë pranë barkut, ndërsa sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore paraqitet stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur brenda një restoranti turk në zonën e Saukut. Dyshohet se autori i plagosjes është gjithashtu një shtetas turk, i cili është identifikuar nga policia dhe është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas krimit.
Burime bëjnë me dije se i plagosuri nuk është treguar bashkëpunues me hetuesit për identifikimin e autorit dhe për sqarimin e rrethanave të konfliktit.
Ndërkohë, policia dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur për motive të dobëta dhe se i plagosuri dhe autori njihen me njëri-tjetrin.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)