Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi.
Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në ndeshjen e luajtur në Arenën Kombëtare.
Heroi i finales ishte Redi Lushkja, i cili realizoi 2 gola, një në minutën e 6 dhe një në të 49-n, ndërsa goli që vulosi titullin u shënua në fund nga Leo Melo, por nuk u mbyll me kaq pasi në sekondat e fundit realizoi edhe Ujka.
Ndërkohë, shumë pak për Vllazninë në këtë finale, e cila nuk arriti të paktën të kënaqte mijëra tifozë shkodranë që kishin mbushur stadiumin me shpresën e rikthimit të titullit.
Ky është titulli i dytë radhazi që shkon në Rrogozhinë. (A2 Televizion)