Elbasani është shpallur matematikisht kampion Kategorisë së Parë. Pas barazimit pa gola të Bylisit ndaj Vorës, Verdheblutë bënë detyrën teksa shkatërruan 5-0 Tomorin dhe siguruan shkëputjen në krye të renditjes.
Skuadra e Nevil Dedes e ka festuar në mënyrën më të mirë duke shënuar 5 gola dhe duke siguruar titullin një javë përpara përfundimit të sezonit të rregullt.
Në ndeshjen e fundit, Elbasani do të përballet me Bylisin, një ndeshje që pavarësisht se nuk vlen më në llogaritë e titullit pritet të jete e fortë për faktin se këto dy ekipe kanë qenë rivalë direkte për vendin e parë gjatë gjithë sezonit. (A2 Televizion)