Milani me mendjen te merkato, Genoa i shënon 3 gola në “San Siro”

Nga A2 CNN
5 Maj 2024, 20:45 | Futboll

Milani me mendjen te merkato, Genoa i shënon 3 gola në “San

Milani zhgënjen sërish në Serie A, këtë herë e ka bërë në San Siro ndaj Genoa-s, në një takim të mbyllur në barazim 3-3.

Miqtë kaluan dy herë në avantazh, ndërsa kuqezinjtë reaguan duke barazuar me Florenzin dhe Gabbian, ndërsa Giroud e çoi më pas rezultatin në 3-2. Megjithatë, për të mos dalë me pikët e plota nga ky takim, për skuadrën e Piolit mendoi gjermani Thiaw, i cili realizoi autogol në fundin e takimit.

Ky është një tjetër rezultat zhgënjyes për kuqezinjtë, të cilët e mbyllën këtë sezon pas asnjë trofe. Kjo bëri që tifozët ultras ta prisnin ekipin me banderola kundër drejtuesve.  “Një projekt fitues fillon nga klubi. Kohezioni, ambicia, aftësia, blerjet e synuara, prania institucionale, strategjia e komunikimit”, ishte një prej atyre që u shfaqën në “Curva Sud”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos