Pogradeci ngjitet në Kategorinë e Parë, luan finalen për titull ndaj Valbonës

Nga Artin Halili
5 Maj 2024, 19:54 | Futboll

Pogradeci ngjitet në Kategorinë e Parë, luan finalen për

Pogradeci ka fituar titullin kampion të Kategorisë së Dytë për Grupin B. Në sezonin e ardhshëm, Valbona dhe Pogradeci do të luajnë në Kategorinë e Parë, si skuadrat fituese të Grupit A dhe B në Kategorinë e Dytë.

Ekipi i Pogradecit e siguroi vendin e parë në Grupin B vetëm në ndeshjen e fundit, pasi mundi Turbinën me rezultatin 4-1.

Tani Pogradeci dhe Valbona do të përballen së bashku për titullin kampion të këtij edicioni të Kategorisë së Dytë.

Pas përfundimit të ndeshjes trajneri shkodran Samuel Nikaj u shpreh mjaft entuziast për fitoren dhe tha se tani synon titullin.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos