Cesar Luis Menotti, trajneri kampion bote me Argjentinën në vitin 1978, është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare. Menotti udhëhoqi kombëtaren bardhekaltër drejt suksesit të parë në Kupën e Botës të fituar në shtëpi.
Lajmin e bëri publik Federata Argjentinase e Futbollit në një deklaratë zyrtare: “Federata Argjentinase e Futbollit njofton me keqardhje dhe pikëllim të madh vdekjen e César Luis Menotti, drejtor aktual i ekipeve kombëtare argjentinase dhe ish-trajner kampion bote. Lamtumirë i dashur Flaco!”.
Si lojtar, Menotti ka luajtur me Racing Club, Rosario Central, Boca Juniors dhe Santos, duke fituar një titull kampion me Boca Juniors. Si trajner, ai hyri në historinë e futbollit duke fituar Kupën e Botës me Argjentinën, ndërkohë që në Spanjë spikati nën drejtimin e Barcelona dhe Atletico Madrid. (A2 Televizion)