Ndeshja miqësore mes Vllaznisë dhe Kukësit në stadiumin “Loro Boriçi” u ndërpre në minutën e 84-të, pasi energjia elektrike u shkëput papritur, duke lënë fushën në errësirë.
Me vetëm 6 minuta lojë të mbetura dhe rezultatin 4-2 për shkodranët, situata u normalizua pas disa minutash falë vënies në punë të gjeneratorit të stadiumit, duke bërë të mundur rifillimin e lojës, shkruan A2 CNN.
Incidenti nuk shkaktoi probleme për lojtarët apo tifozët, ndërsa sfida u mbyll sipas parashikimit. (A2 Televizion)