Everton publikon video, Armando Broja rikthehet në stërvitje dhe shënon gol

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2024, 10:32 | Futboll

Everton publikon video, Armando Broja rikthehet në stërvitje dhe

Armando Broja është rikthyer në stërvitje me ekipin e Evertonit duke lënë pas dëmtimin që e mbajti larg fushës se blertë për disa muaj.

Së fundmi, klubi anglez ka publikuar dhe një video të sulmuesit kuqezi ku duken disa fragmente nga stërvitja e shtatlartit, ndërsa shënon dhe gol në ndeshjen brenda grupit.

Pushimi për shkak të kombëtareve mund ta ndihmojë Brojën për të kapur sadopak formën e tij më të mirë dhe për t’u rikthyer tashmë në fushë me skuadrën e Evertonit. Që prej transferimit të tij nga Fulhami ku ishte në huazim nga Chelsea, djaloshi kuqezi ende nuk ka debutuar me klubin nga Liverpool.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos