Inter fitoi 2-1 me përmbysje përballë Udinese-s. Me suksesin e regjistruar në javën e 31-të të Serie A, zikaltërit rikthyen distancën me 14 pikë nga Milani ndjekës dhe i afrohen më tepër titullit të 20-të kampion në histori.
Skuadra e Inzaghit dominoi pjesën e parë të ndeshjes, por u frenuan nga Okoje, ndërsa u befasuan nga goli i shkëlqyer i Samarxhiç në të 40-ën.
Sapo nisi fraksioni i dytë i lojës, Interi riktheu baraspeshën, me penalltinë e shndërruar në gol nga Çalhanoglu në minutën e 55-të. Megjithatë, heroi i ndeshjes ishte Fratezi. I aktivizuar nga stoli, ai konkretizoi presingun e lart të zikaltërve dhe realizoi golin e fitores në të 95-ën, duke e shtyrë topin në rrjetë. (A2 Televizion)