Një finale e parakohshme është konsideruar ajo në Santiago Beranbeu aty ku Real Madrid do të presë Manchester City të martën në orën 21:00. Rekordmenët e këtij trofeu përballë kampionëve në fuqi të City. Dy skuadra që edhe këtë sezon kanë synime maksimale për të fituar do të matin forcat dhe vetëm njëra prej tyre në fund mund të presë një biletë për në gjysmëfinale.
Spanjollët bëjnë llogaritë pa Courtois dhe Alaba ndërsa qytetarët vuajnë mungesat e Ake dhe Walker. Madrilenët do të tentojnë të hakmerren ndaj City pas atij eliminimi që i bënë vjet në gjysmëfinale dhe pse detyra do të jetë e vështirë ndaj ekipit të Pep Guardiolës.
“E rëndësishme është të arrijmë rezultatin më të mirë të mundshëm. Kishim kohë për t’u përgatitur për ndeshjen dhe kam besim se do ta bëjmë më të mirën. Do të jetë një ndeshje shumë tërheqëse për botën e futbollit”, tha para sfidës trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti.
“Nuk më shqetësojnë krahasimet me Pep Guardiola është një trajner i madh dhe nuk më intereson se çfarë mendojnë njerëzit për mua. Në ndeshjen e dytë të vitit të kaluar, ne luajtëm pa guxim dhe individualitet, dhe këto janë dy aspekte shumë të rëndësishme, kjo na mungonte, Jam shumë nervoz në orët para ndeshjes, por kam besim te cilësitë e lojtarëve të mi”.
Më i përmbajtur u duk trajneri i skuadrës angleze, Pep Guardiola. “Real Madrid është agresiv dhe i rrezikshëm. Ata do të tërhiqen dhe do të mbrojnë në një bllok të ulët. Por të gjithë e dinë forcën e tranzicionit që e kanë të pabesueshme. Sezonin e shkuar ne ishim më mirë jo sepse Madridi ishte i keq. Në atë klub, ata gjithmonë gjykohen se nuk ishin të mirë nëse humbasin. Unë mendoj ndryshe. Ata nuk ishin të këqij, por ne ishim më të mirë. Këtë vit është e vështirë. Të mundësh Realin dy herë radhazi është e vështirë. Në këtë kompeticion objektivi nuk është i lehtë. Ata kanë krenari, duhet të jenë të zgjuar dhe të luajnë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha ai. (A2 Televizion)