Në ndeshjen direkte për “Final 4”, Skënderbeu dhe Tirana nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në Korçë.
Ekipi i Ivan Gvodenovic nuk e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë pasi që në minutën e 15-të, Rabiu u ndëshkua me karton të kuq dhe la skuadrën me 10 lojtarë. Megjithatë, kjo nuk ndikoi shumë në lojë, pasi ishin vendasit ata të cilët kërkuan më shumë golin me raste të njëpasnjëshme, por pa sukses. Mundësinë më të mirë e kishte Dean Liço nga pika e bardhë e 11-metërshit, por festa u ndal nga portieri Kozi.
Në fraksionin e dytë, bardheblutë u munduan të reagonin disi, por shpëtimtar këtë herë ishte portieri Alia. Në këtë mënyrë, dy ekipet ndanë pikët me njëra-tjetra dhe aktualisht mbeten jashtë katërshes së parë.
Tirana është në vendin e gjashtë me 40 pikë, 1 më pak se Skënderbeu i vendit të pestë. Vendi i katërt mbahet momentalisht nga Dinamo, me 43 pikë. (A2 Televizion)