E padëgjuar ajo që ndodhi në Turqi, në finalen e Superkupës ndërmjet Fenerbahçe dhe Gallatasarajit. Në shenjë proteste kundër federatës, klubi ku luajnë Xheko dhe Bonuçi kishte vendosur të zbriste në fushë me skuadrën e 19-vjeçarëve.
Gallatasaraji kaloi në avantazh pas vetëm një minute lojë me Mauro Ikardin, ndërsa skuadra e Fenerbahçes vendosi të braktiste fushën kur kronometri tregonte 3 minuta. Protesta lidhej me incidentet në Trebisonda dhe pas kërkesave të hedhura poshtë për ta spostuar ndeshjen apo për arbitër të huaj.
Në situatën e krijuar, Gallatasaraji nuk u ndikua. Ata u vetëshpallën fitues të Superkupës, festuan me tifozët dhe në fund vendosën që të zhvillonin një ndeshje brenda ekipit, për të marrë ngarkesën e parashikuar fizike. Skena vërtetë sureale, që bënë bujë në të gjithë botën. (A2 Televizion)